Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Foto: VOA

Një grup inxhinierësh shqiptaro - amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha, raporton Zëri i Amerikës.

Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Gjonaj dhe zv.shefja e stafit, Vera Mjeku, mbështetën këtë nismë të inxhinierëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.

Inxhinierët thonë që e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe ndihma financiare edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata premtuan se do të bëjë maksimumin gjatë vlerësimit të objekteve shkollore të Shqipërisë.

Edhe 4 motrat e “The Hall Sisters” me koncerte bamirësie në Shqipëri Showbiz 4 motrat e “The Hall Sisters” me koncerte bamirësie në Shqipëri

Shqipëria mori goditje të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, kryesisht në Durrës dhe Thumanë, si edhe në shumë qytete e fshatra përreth tyre.

Mësimi është ndërprerë në një seri shkollash brenda zonave të shpallura nën gjendje të jashtëzakonshme, po ndërkohë edhe shumë banorë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në pritje të një vlerësimi profesional për ndërtesat e dëmtuara.