Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

1183 shtëpi e mbi 17 objekte të rrënuara deri tani si pasojë e tërmetit në Shqipëri

Tërmeti në Thumanë. Foto: Reuters

Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri

Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore në Shqipëri që drejtohet nga ministri në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi jep disa të dhëna për pasojat e tërmetit që ndodhi më 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.

Qarqet e prekura nga tërmeti

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

Edhe Tërmeti në Shqipëri dëmtoi 202 mijë persona, 17 mijë të zhvendosur Arbëri Tërmeti në Shqipëri dëmtoi 202 mijë persona, 17 mijë të zhvendosur

Dëmet në banesa

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:........................3224

Hotele:.................................1961

Çadra:..................................964

Qendra sociale:....................867

Familje:...............................2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Edhe Sfidat e banorëve në zonat e bërë shkret nga tërmeti Arbëri Sfidat e banorëve në zonat e bërë shkret nga tërmeti

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

§ Durrës - 9 objekte

§ Thumanë - 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

§ Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës

§ Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

§ Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

§ Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”

§ Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

· Në objektin afër Kompleksit “Tropikal

· Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

· Në kompleksin “Miramare”

· Në hotel “Vila Verde”

· Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;

· Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës

· Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.

Edhe Sipas vlerësimeve paraprake, në Shqipëri janë dëmtuar 6000 pallate e banesa, 9000 banorë pa strehë Arbëri Sipas vlerësimeve paraprake, në Shqipëri janë dëmtuar 6000 pallate e banesa, 9000 banorë pa strehë

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit./kp