Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.
Ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti.
“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
-
Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti
-
SHBA: Jemi krah Shqipërisë, ndihmë për çdo gjë që do na kërkoni
-
Zvicra dërgon ekip ekspertësh në Shqipëri
-
Përveç FSK-së, në Shqipëri Kosova dërgoi edhe policë – të gatshëm edhe zjarrfikësit
-
Zjarrfikësit e Kosovës, të gatshëm t’u dalin në ndihmë institucioneve të Shqipërisë