Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.
Ai ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Shefi i Qeverisë kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.
-
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta
-
Gjermania do ta vazhdojë ndihmën për Kosovën
-
Haradinaj: Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës
-
Haradinaj: Gjermania do njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues
-
Haradinaj: Gjermania do njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues