Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania do ta vazhdojë ndihmën për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe rajon si dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Haradinaj i ka njoftuar ata prioritetet e Qeverisë, trasnemton Koha.net.

Ndër temat e takimit ishte edhe liberalizimi i vizave, rruga euroatlantike e Kosovës, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, si dhe arritja e një marrëveshjeje finale, ndërmjet Republikës së Kosovë dhe Serbisë, ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve, e cila do t'i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe do t'i hapte perspektivë të dyja vendeve në rrugën e integrimeve evropiane.

Ai e ka falënderuar Wieland dhe shtetin e Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovë.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, dhe delegacioni gjerman vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona duke thënë se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës në aspektin ekonomik dhe perspektivën e saj euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm