Një vajzë nga Mitrovica, e grupmoshës deri nëntë vjeç, ka vdekur si pasojë e COVID-19, sipas raportit që Ministria e Shëndetësisë ka publikuar për ditën e premte.
Në 24 orët e fundit u regjistruan tetë vdekje si pasojë e virusit. Gjashtë prej tyre ishin më të moshuar se 70-vjeç, ndërsa një ishte e grupmoshës 60-69-vjeçare.
Si pasojë e virusit, që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 3098 persona.
Aktualisht janë 5073 raste aktive me virus.