Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

6 të vdekur dhe 1,283 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Nga dy të vdekur janë nga Mitrovica e Gjakova, ndërsa nga një nga Prishtina e Fushë-Kosova.

Katër të vdekur janë të moshës mbi 80-vjeçare e dy të grupmoshës 70-79 vjeç.

Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 3043.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1,283 raste të reja, nga testimi i 6,696 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve pozitive ka shkuar në 217.528.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4397 persona.  Ndërkohë numri i rasteve aktive është 26,977.

Edhe Dy të vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë Arbëri Dy të vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1,239 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 808.218 persona, me dozë të tretë dhe përforcuese 88.718 persona.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i këtij procesi në fund të marsit të vitit të kaluar është 1.792.775.