Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 183 raste të reja, nga testimi i 2,787 të dyshuarve për koronavirus.
Dy të vdekurit janë të grupmoshës 70-79 vjeç, një nga Ferizaj e një nga Prishtina.
Ndërkohë nga rastet e reja më së shumti janë regjistruar në Prishtinë, 48 sosh. Në Pejë janë regjistruar 28, e Gjilan 23.
Numri total i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 225.148, ndërsa prej tyre 3100 kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 4,541.
Edhe
Dy të vdekur dhe 191 raste të reja të mërkurën në Kosovë
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë dhënë 579 vaksina. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 813,099 qytetarë, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 95,935 qytetarë.
Numri i dozave të administruara deri më tani është 1,807,323.