Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Presidenti bashkë me zonjën e parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe zonjës së parë, Melania Trump.
“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme.
-
Osmani udhëton drejt New Yorkut, pritet të takohet me liderë botërorë
-
Osmani niset për New York, merr pjesë në sesionin e Asamblesë së OKB-së
-
Thaçi niset për në Washington
-
Presidenti Thaçi niset për në SHBA, pritet të ketë takime me administratën amerikane
-
Thaçi takon Trumpin, e falënderon për mbështetjen e përhershme ndaj Kosovës