Përmes një komunikate për media, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut njofton se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes se drejtorit menaxhues të KEK-ut. Sipas kësaj komunikate në këtë post është zgjedhur Njazi Thaçi, që “ka dalë kandidati më i suksesshëm në garë”, transmeton Koha.net.
Në vazhdim komunikata e plotë e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e nënshkruar nga kryetari Faruk Hajrizi.
Duke respektuar në përpikëri Ligjin e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati më i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit.
Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.
I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI, përfundon komunikata.
Njazi Thaçi dihet se është kushëriri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
-
Drejtori i ri i KEK-ut, kushëri i Hashim Thaçit e ish-i akuzuar për tri vepra
-
Në KEK gjen punë Veton Thaçi, djali i njërit prej vëllezërve të presidentit
-
Shpallet sërish konkursi për drejtor të KEK-ut, Njazi Thaçi në garë
-
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
-
Qeveria zgjedh bordin e KEK-ut dhe Postës