Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut
Hashani kishte qenë ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut që nga shkurti i vitit të kaluar.
“Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik...Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është thënë në njoftimin e KEK-ut.
-
Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit
-
BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë
-
KGJK-ja zgjedh kryesuesin pas një varg mbledhjesh të dështuara
-
Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor
-
Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës