Nisma Socialdemokrate ka vendosur të hyjë si parti e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia e Fatmir Limajt ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar si parti e vetme dhe jo si pjesë e ndonjë koalicioni.
Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në koalicion me AAK-në, që po ashtu tash do të garojë si e vetme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisma ka pasur tre deputetë në Kuvend.
Gjatë ditëve të fundit ajo ka zhvilluar diskutime edhe me LDK-në, por në fund duket se vendimi është marrë që të mos garohet në një listë të vetme.