Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse partia e tij e kalon pragun, e për të cilin është i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë bashkim ia kanë kërkuar shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sonte po e them para jush, ju që e doni bashkimin, dua publikisht ta them fjalën, Nisma garon në zgjedhje me 110 burra e gra, familjarë të dëshmorëve, intelektualë, gra e burra që kanë vetëm një synim për t’i dhënë një ndryshim Kosovës, qeverisjes dhe bashkimit të madh. Me deputetët e NISMA në Parlamentin e Kosovës, unë sonte do ta jap premtimin dhe ai është ky - nëse Nisma do të jetë në Parlament, me grupin e vet parlamentar do t’i bashkohemi bashkimit me gjithë ata që kanë kërkuar bashkimin me grupin parlamentar të PDK-së...Dikush e pamundësoi bashkimin, por askush s’mund të ma ndalë të bashkohemi në Parlament me një grup të fuqishëm parlamentar, grup i cili do ta ndryshojë qeverisjen”, tha Limaj në konferencë për media.
Ai ka thënë se NISMA me 15 mijë vota më tepër se që i ka do të ketë 6 deputetë.
Limaj ka thënë se NISMA do të garojë me 110 kandidatë dhe thotë se ndryshimi është i nevojshëm.
"Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita", tha Limaj. "Qeverisja ndryshon vetëm nëse NISMA futet në Parlament e formohet ai grupi i madh parlamentar i PDK-së".