Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin punimet për asfaltimin e një rruge në fshatin Brestoc

Komuna e Rahovecit, përmes një njoftimi thotë se po vazhdon realizimin e projekteve kapitale të cilat janë të financuara nga buxheti i saj, dhe që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.

Projekti i radhës në të cilin kanë filluar punimet është asfaltimi i një rruge në fshatin Brestoc, punët në realizimin e këtij projekti kapital nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës se Rahovecit.

Shaban Berisha, banor i fshatit Brestoc dhe i lagjes ku do të asfaltohet rruga ka shprehur bindjen se asfaltimi i kësaj rrugë, sigurisht se do t’ua lehtësojë lëvizjen të gjithë banorëve të cilët jetojnë në këtë lagje.