Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për një lokacion të tretë në Zubin-Potok, ku dyshohet se ka mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
“Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale thuhet se nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment.
Informacione shtesë theksohet se do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin.
Në njoftim thuhet se hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin-Potokut, po vazhdojnë intensivisht.
Prokuria ka theksuar se deri më tani janë tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Edhe
Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit
“Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t'i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
-
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok
-
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
-
Detaje nga gërmimet në Zubin-Potok: Pritet të nisë identifikimi përmes analizave të ADN-së
-
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër