Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisi ndërtimi i segmentit rrugor Lluzhan-Gllamnik

Prishtinë, 11 maj - Në Gllamnik të Podujevës kanë nisur punët për ndërtimin e rrugës nacionale N 25, “Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik”.

Duke iu adresuar mediave dhe qytetarëve, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se po fillon një punë me rëndësi për Podujevën, për lidhjen e Prishtinës me Podujevën, përmes rrugës nacionale N 25, me gjatësi prej 4 kilometrash, me kosto të përafërt rreth 5 milionë euro, ndërsa punët do të kryhen për 200 ditë.

“Sot e kemi filluar këtu, në Podujevë, javën e ardhshme do ta fillojmë për Mitrovicë dhe mund të them që jam mjaft i lumtur që e po implementojmë të gjitha ato projekte që kanë fjetur për vite të tëra”, u shpreh ministri Lekaj me këtë rast.

Ai po ashtu tha se brenda këtij viti do të vazhdojmë edhe me llotet tjera, sapo të përfundojnë procedurat që duhen ndjekur.

Ndërkaq nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari tha se ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët dhe vendin, sidomos për ata që jetojnë në Evropë, sepse kjo është arteria kryesore që e lidhë Kosovën me botën e jashtme.

Artikuj të ngjashëm