Ministria e Infrastrukturës ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.
Vlera e projektit është 38 milionë euro.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas përfundimit të shpronësimeve, hartimit të projektit dhe alokimit të 15.7 milionë eurove shtesë nga Qeveria, janë shpallur të gjitha llotet e rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se kanë zgjidhur problemet me shpronësimet.
Ai ka sqaruar se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.
Edhe
Qeveria hap tenderin për rrugën që premtoi se do ta realizonte vitin e shkuar
Në nëntor të vitit të kaluar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kërkuar zgjidhje për këtë çështje duke u ankuar se ky projekt është zgjatur shumë.

-
Ministria synon ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë më 2024, me buxhet është paraparë për tre vjet
-
Kostoja e projektit të rrugës Prishtinë-Podujevë 38 milionë euro
-
Durmishi intervistohet si i dyshuar për kontratën 40-milionëshe
-
Rruga Prishtinë-Podujevë, zëvendësministri Durmishi intervistohet si i dyshuar