Ka nisur asfaltimi i segmentit të pestë në kuadër të zgjerimit të rrugës N25, Podujevë – Prishtinë.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me këtë rast ka thënë se projekti po implementohet në afat të caktuar dhe duke u evituar gabimet e gjetura në projekt. Ai tregoi se janë shtuar edhe shiriti ndihmës, bashkë me stacionet e autobusëve, që ishte kërkesë e qytetarëve.
Asfaltimi i këtij segmenti në hyrje të Podujevës do të përfundojë brenda 7 ditëve, sipas njoftimit, ndërsa Lekaj ka kërkuar mirëkuptim të qytetarëve të kësaj ane, duke deklaruar se aty ku punohet ka edhe pengesa.
“Projekti në tërësi ka kosto mbi 9 milionë euro, kurse segmenti i pestë që po asfaltohet sot ka kosto mbi 4.5 milionë euro dhe kjo rrugë ua mundëson qytetarëve dhe bizneseve qarkullimin e lirë. Podujeva e meriton këtë përkushtim tonin, sepse kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha pos tjerash Lekaj.
Lekaj ka inspektuar edhe segmentet tjera të kësaj rruge, me ç’rast kërkoi nga kompanitë që t’i respektojnë afatet kohore dhe standardet e punimeve ashtu siç kërkohen me kontratë.
-
Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë - Podujevë
-
Nisi ndërtimi i segmentit rrugor Lluzhan-Gllamnik
-
Qeveria ndan 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë
-
Rruga Prishtinë – Podujevë, banorët ende pa vendim për shpronësim, thonë se s’do t’i lejojnë punimet