Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë - Podujevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizituan fillimin e asfaltimit të segmentit të katërt të zgjerimit të rrugës rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.​

“Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë si pjesë e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Lekaj deklaroi se kjo rrugë ka ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj ane, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe qytetarëve të Podujevës, por edhe tërë Kosovës. Ai ka kërkuar që ky segment të përfundojë brenda këtij muaji.