Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të QKUK-së.
Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës, po realizohet me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane.
Lekaj, siç thuhet në komunikatën për media, tha se është i lumtur që falë mundësisë së dhënë po bën diç në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të cilit i ka takuar edhe vet.
Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 180 mijë euro, me gjatësi afro 2.4 kilometra dhe do të përfundojë brenda 15 ditësh.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu, e falënderuan ministrin për këtë investim domethënës për QKUK-në dhe pacientët e saj.
Ky investim i MI-së plotëson kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qytetarëve, për rrugë të asfaltuara brenda këtij institucioni.
-
Inaugurohen rrugët e reja në QKUK
-
Për 15 ditë do të asfaltohen 2.4 kilometra asfalt brenda QKUK-së
-
Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë - Podujevë
-
Për 15 ditë do të asfaltohen 2.4 kilometra asfalt brenda QKUK-së
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”