Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu, të hënën inauguruan rrugët e Qendrës Klinike Universitare.
Në një njoftim për media thuhet se investimi nga MI-ja, është realizuar me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane dhe ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të papenguar të pacientëve, punonjësve dhe vizitorëve.
Lekaj tha se ky projekt i infrastrukturës ka ndikim pozitiv te pacientët duke u mundësuar qasje më të lehtë në klinikat e QKUK-së. Ai tha po ashtu se ndihet mirë që falë bashkëpunimit të MI-së dhe MSH-së ky projekt është realizuar në kohë rekorde.
Ndërkaq ministri Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu e kanë falënderuar ministrin Lekaj për gatishmërinë dhe veprimet e shpejta që brenda një kohe shumë të shkurtë të asfaltohen rrugët e këtij institucioni shumë të frekuentuar.
Rregullimi i këtyre rrugëve ka kushtuar mbi 180 mijë euro, dhe gjatësia e rrugëve të asfaltuara nga MI-ja është afro 2.4 kilometra.

-
Fillon rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve brenda hapësirave të QKUK-së
-
Për 15 ditë do të asfaltohen 2.4 kilometra asfalt brenda QKUK-së
-
Për 15 ditë do të asfaltohen 2.4 kilometra asfalt brenda QKUK-së
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan të Klinës