Ka nisur seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi ka vendosur që në këtë seancë t’ua ndalojë mediave xhirimet, raporton KTV.
Të akuzuarit sot priten ta japin mbrojtjen e tyre dhe i pari ka nisur fjalën Avni Llumnica.
“S’ka asnjë arsye që të jem i përfshirë në këtë rast. Jam i pafajshëm, pra jam viktimë jo i akuzuar”, tha Llumnica.
Llumnica ka folur për takimin që kishte pasur me Murat Jasharin dhe Sadri Ramabajën derisa ka mohuar se gjatë këtyre takimeve të jetë përmendur emri i Azem Vllasit.
Të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.
-
Apeli kthen në rigjykim rastin e njohur si “Syri i Popullit”
-
Viktima të një hakmarrjeje politike, e cilësojnë veten të akuzuarit në “Syri i Popullit”
-
Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin "Syri i Popullit", Ramabaja lirohet nga akuzat
-
Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit”
-
Murat Jasharit i shqiptohet masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik