Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis seanca gjyqësore ndaj tre aktivistëve të VV-së e PSD-së për koktej molotovi

Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e tre të akuzuarve Gëzon Kastratit, Korab Korça dhe Ç.G.

Gjyqtarja Albina Rama ka marrë vendim që këtë seancë dhe të tjerat që do të mbahen për këtë rast të jenë të mbyllura për shkak se i akuzuari Ç.G është i mitur, raporton KTV.

Ata akuzohen për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Gëzon Kastrati dhe Korab Korça të cilët tani janë pjesë e PSD-së, dhe Ç.G pjesë e Vetëvendosjes, akuzohen për koktej molotovët që i ishte gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në shtator të 2016.