(E përditësuar 10:44) - Mbrojtja e të akuzuarit Sami Lushtaku, avokati Artan Çerkini kërkoi lirimin nga akuza për Lushtakun. E vetë Lushtaku në fjalën përfundimtare kërkoi po ashtu lirimin e tij nga akuza.
Lushtaku ka thënë se kërkon drejtësi derisa ka mohuar akuzat dhe ka shtuar se “ndihet” i përndjekur.
“Unë që 13 vite persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi jem ka ndodhur për krime lufte që kam marr një dënim prej 12 vjetëve dhe kam mbajt 4 vjet burg dhe jam shpall i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka mvesh kësaj gjykate si dëshmi e hekurt nga EULEX-i që ka pasur qëllim se këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohen për diçka që nuk kam pasur lidhje. As dëshmitari F as C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejt ndaj meje. Një pjesë të këtyre të akuzuarve unë nuk i kam njohur asnjëherë. Sheremetin e kam vendas por asnjëherë nuk e kam njohur. Prandaj për mua është e rëndësishëm që unë e ndjej vetën për të pafajshëm dhe e ndi vetën që 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykata e EULEX-it. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar mëshirë kam kërkuar gjithmonë vetëm drejtësi, edhe këtë rast kërkoj vetëm drejtësi”, ka thënë Lushtaku.
Vendimi për Lushtakun dhe të tjerët e akuzuar në rast do të jepet me 28 korrik.
Ka nisur gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve.
Prokurorja Florije Salihu Shamolli në fjalën e saj përfundimtare ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë, për veprat penale të cilat ngarkohen.
Edhe
Prokuroria kërkon dënimin e Lushtakut dhe të tjerëve
Prokuroria pretendon se ata, si grup kriminal, kanë kryer veprat penale: “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, nga qershori i 2013-tës deri në shtator të 2015-s, duke i detyruar dy dëshmitarë që t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.
Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës. Për të tashmë janë dënuar disa persona.
Që të gjithë në seancat e mëhershme janë deklaruar të pafajshëm.
-
Rinis gjykimi ndaj Lushtakut e të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica”
-
Lushtaku dhe të tjerët, të pafajshëm lidhur me “kërcënimin e dëshmitarëve”
-
Lushtaku dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në akuzën për kërcënim të dëshmitarëve
-
Lushtaku mbrohet në heshtje në gjykimin për “kërcënimin e dëshmitarëve”