Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Lushtaku mbrohet në heshtje në gjykimin për “kërcënimin e dëshmitarëve”

Sami Lushtaku

Është mbrojtur në heshtje kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me akuzën për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale ku ngarkohet ai dhe 7 të akuzuar të tjerë. Sipas Prokurorisë, Lushtaku dhe të tjerët kanë frikësuar dëshmitarët në rastin për krime lufte, të njohur si “Drenica”

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është mbrojtur të premten në heshtje para trupit gjykues, ku akuzohet për frikësim të dëshmitarëve në rastin për krime lufte, të njohur si “Drenica”.

Njëjtë si ai, zgjodhën të mbrohen në heshtje edhe të akuzuarit e tjerë, Rrustem Rukolli, Fatmir Mjaku, Ismet Haxhaj, Skënder Tahiri dhe Bajram Dibrani.

Por ndryshe vepruan të pandehurit Rexhep Xhota e Sheremet Jashari. Ata mohuan akuzat e Prokurorisë se kanë frikësuar dëshmitarët gjatë procesit gjyqësor.

“Unë e kam lexuar akuzën. Me dëshmitarin C absolut nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Me atë njeri ne jemi rritur bashkë, kemi punuar bashkë. Ndihmat e mia kanë qenë në vazhdimësi ndaj tij. Mjetet materiale unë ia kam dhënë, sa herë që është ofru”, ka thënë Xhota.

Edhe Jashari e ka mohuar akuzën.

Edhe Lushtaku mbrohet në heshtje në rastin ku bashkë me 7 të tjerë akuzohet për “krim të organizuar” Arbëri 9 o. më parë Lushtaku mbrohet në heshtje në rastin ku bashkë me 7 të tjerë akuzohet për “krim të organizuar”

“Nuk e kam kërcënuar askënd dhe nuk i kam dhënë askujt para për të ndryshuar deklaratat. Këto janë montime të EULEX-it”, ka thënë ai.

Paraprakisht, gjykata bëri edhe administrimin e provave materiale të listuara në folderët 11 dhe 12.

E prokurorja speciale, Florije Salihu Shamolli, propozoi leximin e katër deklaratave të dëshmitarëve, për shkak të mosparaqitjes së tyre në Gjykatë.

“Nëse dëshmia e tyre është e pamundur, atëherë propozimi im është që këto dëshmi të lexohen, përndryshe duhet dhënë epilog kësaj çështjeje”, ka thënë ai.

Por kjo u kundërshtua nga mbrojtja e të akuzuarve.

U refuzua edhe nga Gjykata me arsyetimin se kërkesa nuk ishte konkrete dhe nuk përmbante datat e deklaratave për të cilat kërkohej leximi.

“Refuzohet propozimi i Prokurorisë që të lexohen deklaratat e katër dëshmitarëve, kjo pasi që Gjykata gjeti se propozimi është i paartikulueshëm, nuk është specifikuar qartë se cilat deklarata dhe së cilës datë janë ato që duhet të lexohen”, ka thënë Leon Përlaska, kryetar i Trupit Gjykues.

Në këtë rast, pos Lushtakut, të akuzuar janë edhe Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari.

Edhe Rinis gjykimi ndaj Lushtakut e të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica” LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Rinis gjykimi ndaj Lushtakut e të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica”

Prokuroria pretendon se ata, si grup kriminal, kanë kryer veprat penale: “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, nga qershori 2013 deri në shtator 2015, duke i detyruar dy dëshmitarë t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.

Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës. Për rastin në fjalë tashmë janë dënuar disa persona.