Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës ndaj kryetarit të Malishevës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar.

Ai akuzohet se kishte tejkaluar kompetencat e tij dhe i kishte shkaktuar dëme shtetasit R.R. dhe buxhetit të Komunës.

Siç ka mësuar KOHA, bëhet fjalë për ndërtimin e një objekti shkollor në një tokë private e cila nuk u shpronësua nga Kuvendi Komunal.