Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit.
Bllokimi i këtij segmenti thuhet se do të bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë, pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë - Hani i Elezit).
“Nëpër autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik. Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”(përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda