Kompania “Trafiku Urban” ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës 7C, në bazë të një vendimi të Komunës.
Sipas njoftimit, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit. Autobusi nuk do të vazhdojë më deri te qendra tregtare ETC, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, siç ka funksionuar edhe më herët.
Trafiku Urban thekson se ky ndryshim është bërë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e funksionimit të linjës, për të respektuar më saktë oraret e qarkullimit dhe për të ofruar një shërbim më të besueshëm për udhëtarët.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve dhe të informohen me itinerarin e ri.
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte
-
Shtohen linjat e autobusëve nga Aeroporti para ndeshjes Kosovë-Turqi
-
S’ka grevë në “Trafikun Urban”
-
“Trafiku Urban” paralajmëron grevë nga 13 shkurti