Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Neurologia Rrustemi-Bytyqi: Trajtimi i epilepsisë në Kosovë është i kushtueshëm

Neurologia në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jehona Rrustemi-Bytyqi, është deklaruar rreth simpoziumit të mbajtur sot në ditën botërore kundër epilepsisë.

E ftuar në emisionin 60 Minuta të KTV-së, Rrustemi-Bytyqi, ka njoftuar se në këtë simpozium janë fokusuar që të njoftojnë qytetarët rreth probleme me të cilat hasin pacientët, siç janë barnat epileptike dhe me vetëdijesimin e tyre për temat si stigma dhe çështjet e tjera që lidhen me këtë sëmundje.

Ajo madje tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë një mijë pacientë janë të diagnostikuar me epilepsi.

“Pacienti për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje, është një ecuri, një procedurë pak më e gjatë dhe kërkon ekzaminime të ndryshme, prandaj dhe mjeku është i profilizuar në këtë lami. Është mirë të merremi me probleme me të cilat hasin pacientët, siç janë barnat epileptike dhe me vetëdijesimin e tyre me stigmën dhe temat tjera që lidhen me këtë sëmundje. Sot është mbajtur simpoziumi i radhës që është bërë traditë të mbahet çdo vit, çdo të hëne të dytë të muajit shkurt, sikurse në çdo vend tjetër. Mes kolegëve jemi fokusuar në shkëmbimin e ideve dhe përvojave të ndryshme, tani bisedojmë për tema të ndryshme dhe në orët e pasdites kanë dalë stafi mjekësor në shesh për t’u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, e qëllimi është që të sensibilizohemi dhe të vetëdijesohemi në lidhje me këtë sëmundje”, ka thënë ajo.

Rrustemi-Bytyqi më tej tha se do të kishte qenë e mirëpritur nëse mjekët specialistë organizojnë trajnime në lidhje me këtë sëmundje në mënyrë që të mësohet sa më shumë rreth epilepsisë.

Edhe Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, kërkohet të luftohet stigma Arbëri Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, kërkohet të luftohet stigma

“Sa i përket stigmës, është një çështje shumë e ndjeshme por nuk kemi për çfarë të ndihemi keq. Stigma ndodhë edhe nëpër shtetet më të zhvilluara, ka probleme në këtë çështje edhe te ne por duhet të punojmë në këtë drejtim sa më shumë. Kemi përvoja të llojllojshme, kemi prej atyre familjeve që janë me nivel të shkollimit shumë të ulët por e shtjellojnë temën si shumë të thjeshtë dhe të tejkalueshme. Sikur për çdo sëmundje tjetër që duhet ta dijë rrethi, duhet edhe këtë sëmundje sepse nuk mund ta tejkalosh vetë”, ka thënë ajo.

Neurologia më tej ka treguar se përveç terapisë, jeta e rregullt që përmban gjumë dhe ushqim të rregullt dhe mospërdorimi i substancave narkotike, është çelësi i trajtimit të kësaj sëmundje.

Bazuar në standardin me të cilin jetojnë qytetarët e Kosovës, ajo thotë se trajtimi i epilepsisë është i kushtueshëm.

“Përpos terapisë së rregullt dhe jetës së rregullt, nëse nuk e ka një gjumë dhe ushqim të rregullt dhe të jetë përdorues i rregullt i substancave narkotike, pacienti kot e merr terapinë. Diagnostikimi i mirëfilltë, terapia e mirëfilltë janë dy gjëra të rëndësishme. Në bazë të rrogave se sa është mesatarja në vendin tonë, trajtimi i kësaj sëmundje është i kushtueshëm”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ambulancat janë të furnizuara sa duhet me antiepileptikë, ajo tha se ka barna të mjaftueshme në dispozicion.

“Ka periudha kohore gjatë vitit që ka antiepileptik që mund të jenë në dispozicion nëpër ambulanca, por nuk do të thotë se është çdo ditë secili antiepileptik në dispozicion, çka duhet për urgjenca i kemi, por ato trajtimet ditore që i merr pacienti mund të jenë në mungesë”.

Edhe Rritet numri i rasteve me epilepsi në Kosovë Arbëri Rritet numri i rasteve me epilepsi në Kosovë

Rrustemi-Bytyqi tha se pandemia COVID-19 si dukuri ka ardhur me problemet e veta, por që për shkak të masave që është dashur të merren, ka pasur ndikim pozitiv te personat që janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

“COVID-19 si dukuri e re ka ardhur me problemet e veta shumicës së sëmundjeve. Mirëpo, pandemia dhe masat e marra për të qëndruar më shumë në shtëpi e kanë pasur një ndikim pozitiv në pacientët me këtë sëmundje, pasi kanë arritur të kenë një mbarëvajtje të jetës për shkak të ndaljes së shumë aktiviteteve dhe qëndrimit në shtëpi”, ka sqaruar ajo.