Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, kërkohet të luftohet stigma

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë e cila u organizua nga Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata Kundër Epilepsisë u kërkua që të luftohet sa më shumë stigma me të cilët ballafaqohen pacientët e prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa, u bë e ditur se në Kosovë 6 persona në 1 mijë banorë kanë incidencë për të qenë raste të reja me epilepsinë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se stigma se dikush e ka epilepsinë, e cila vazhdon të jetë prezente ende në shoqërinë tonë.

Derisa ofroi mbështetjen e tij si ministër i Shëndetësisë, Latifi u shpreh se në shëndetësinë kosovare për trajtim të epilepsisë duhet të nisin edhe trajtimin në aspektin kirurgjik të rasteve të rënda të epilepsisë.

Ai siguroi që do të punojë që lista esenciale për këta pacientë të mos mungojë.

“Në kushtet e sotme në listën esenciale të barnave ka ilaçe për epilepsi por ne si ministri edhe unë si ministër do të bëjë krejt çka mund të bëjë të mos mungojnë kurrë për sëmundjet tona. Mbështetja ime ka me qenë gjithmonë e fuqishme me krejt çka unë mund të bëjë do të bëjë... Ne duhet të merremi me zhvillimet e fundit të epilepsisë të menaxhimit të epilepsisë duke futur këtu edhe kirurgjinë në rastet më të rënda të epilepsisë. Unë jam shumë i interesuar që sa më shpejt të fillojmë edhe me këto operacione që janë shumë të nevojshme”, tha minsitri Latifi.

Edhe Mungesa e një terapie po i shtyn familjet e fëmijëve me fibrozë cistike të migrojnë Arbëri 1 muaj më parë Mungesa e një terapie po i shtyn familjet e fëmijëve me fibrozë cistike të migrojnë

Thirrje që të mbështetën sa më shumë pacientët e prekur nga epilepsia bëri edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (QKUK), Valbon Krasniqi.

Krasniqi ofroi mbështetje për profesionistët shëndetësor dhe të gjitha projektet që ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundje.

“Pandemia COVID mbase do të kalojë një ditë, mbase shumë shpejt, jemi optimistë dhe nuk do të kemi nevojë të mbajmë karrige të larguara nga njëri-tjetri as distancën, por distancën duhet ta shkurtojmë dhe të mos kemi asnjë distancë me pacientët e sëmurë nga epilepsia. Stigmatizimi ndaj kësaj kategorie mbase edhe ndaj sëmundjeve të tjera në shoqërinë tonë nuk kanë vend dhe nuk duhet zënë vend asnjëherë. Nuk jam profesionist i fushës për të folur për nevojën e diagnostikimit të hershëm për nevojën e trajtimit profesional të kësaj sëmundje sepse ju jeni ata që e bëni dhe e dini më së miri, por dua të përçoj mesazhin dhe tu bëjë thirrje të gjithë familjarëve, shoqërisë të gjitha institucioneve që në mesin e tyre kanë apo hasin persona me sëmundje të tilla t’ua zgjasin dorën, t’i mbështesin dhe t’i përkrahin, vetëm në këtë mënyrë ne mund ta kryejmë misionin tonë. Ju siguroj që do të keni dhe do të vazhdoni ta keni edhe më tutje përkrahjen e menaxhmentit të ShSKUK-së në punën e juaj profesionale”, tha ai.

Valbona Govori nga Shoqata Kundër Epilepsisë u shpreh se bazuar në të dhënat e OBSh-së në Kosovë 6 persona në 1 mijë banorë kanë incidencë për tu prekur nga epilepsia, ndërsa 67 persona në 100 mijë banorë është prevalenca.

Govori u shpreh se këta pacientë ballafaqohen me shumë telashe, prandaj kërkoi nga ministria e Shëndetësisë ta ketë prioritet trajtimin e këtyre pacientëve.

Edhe BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë Arbëri 2 muaj më parë BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë

Ajo tha se përmes shënimit të kësaj dite synohet që të njoftohen qytetarët se kjo sëmundje është me diagnostikim të hershëm dhe përmes trajtimit korrekt mund të kontrollohet.

“Bazuar në të dhënat në OBSh-së pasi ne edhe më tej nuk e kemi Shërbimin Informativ për një shifër të saktë, sipas të dhënave mund të themi kemi 6 persona në 1 mijë banorë domethënë është incidenca, ndërsa 67 në 100 mijë banorë është prevalenca, pra edhe njëherë ky shënim i kësaj dite ka për qëllim që t’i njoftojmë njerëzit, kjo është një objektivë e jona që t’i njoftojmë pacientët dhe njerëzit që kjo sëmundje mund të trajtohet, mund të kontrollohet fal tretmanit korrekt, diagnostikimit të hershëm korrekt, tretmanit medikamentoz dhe kështu t’i bindim ata që kanë mundësi të kenë një jetë kualitative, qëllimi është që ata të mos stigmatizohen edhe nga rrethi i cili bënë që këta të sëmurë ta fshehin edhe sëmundjen. Objektiva e shoqatës është shpërndarja e njohurive për epilepsinë, pastaj është promovimi i trajnimeve dhe edukimeve, edhe sidomos kemi pikë të veçantë kujdesin ndaj të sëmurëve dhe po mendoj rritja e nivelit të cilësisë përmes prevalancës dhe diagnostikimit dhe trajtimit. Sëmundja e epilepsisë mbetet një sëmundje e fshehur dhe e stigamitizuar”, tha ajo./KSP/