Arbëri

Rritet numri i rasteve me epilepsi në Kosovë

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me ç ‘rast u tha se në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme të këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste.

Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori-Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijesimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë.

Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.

E neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala foli për metodat e avancuara për trajtim të kësaj sëmundjeje.

Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim.

Ai tha se këta pacientë detyrohen të blejnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungojnë edhe shërbime të avancuara. /ksp