Nesër në orën 18:00, PD-LSI do të zhvillojë protestën e radhës, e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin.
Burime për Report Tv konfirmojnë se opozita në Elbasan do të bllokojë aksin që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot, ndërsa do të bllokohet edhe hyrja e Tiranës te sheshi 'Shqiponja', ndërsa një tjetër pikë që do të bllokohet do të jetë edhe ajo te Shkëmbi i Kavajës.
Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët.