Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e bashkive të djathta dhe me krerët e degëve në Shqipëri.
Basha, pas mbledhjes ,në një deklaratë për mediat tha se protesta e radhës e opozitës, e 10 me radhë, do të mbahet të hënën me fillim nga ora 20:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85 për qind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë evropiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë”, tha Basha, raporton Tch.
Kujtojmë se të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin.