Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 20 maj marsh protestues në mbrojtje të mbijetuarave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KD

Më 20 maj, nga ora 12-13 në sheshet Zahir Pajaziti e Sheshi Skënderbeu, të Prishtinës, do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Paralajmërimin dhe thirrjen për pjesëmarrje e kanë bërë disa OJQ, që merren me mbrojtjen e kësaj kategorie të viktimave të luftës.

Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.

Për shumë vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe plagët që bartin të mbijetuarat dhe familjarët e tyre.

Shumë të mbijetuarë dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Prandaj, duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk munden të dalin hapur në këtë marsh, ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në marshin protestues, në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Edhe Sot, mbështetje me protestë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Arbëri Sot, mbështetje me protestë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, më 20 maj në ora 12:00, dhe marshi do të vazhdojë deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Marshi protestues thirret e mbahet nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë:

1. Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - QKRMT;

2. Rrjeti i Grave të Kosovës;

3. Medika Kosova;

4. Medika Gjakova;

Edhe Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës Arbëri Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

5. Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, dhe

6. Shoqata Drejtësi për të Gjithë.