Nëntë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë të premten, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 56 në nivel vendi.
Gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 66 persona kundër COVID-19.