Nëntë persona të testuar për COVID-19 në Malishevë kanë rezultuar negativë.
Këtë e ka bërë e ditur nga Komuna e Malishevës përmes një statusi në Facebook.
“Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës. Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është: 73 të prekur, 55 të shëruar, 1 i vdekur dhe sipas tyre, në shërim e sipër janë edhe 17 persona.
-
49 të vdekur nga koronavirusi në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
45 të vdekur nga COVID-19 në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
Në Malishevë, një person konfirmohet pozitiv me COVID-19 dy ditë pas vdekjes
-
Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19
-
Shërohet pacienti i fundit i infektuar me COVID-19 nga Malisheva