Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
"Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese", tha Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij plani të hartuar nga grupi i ekspertëve vendor, i themeluar për këtë qëllim, transmeton Koha.net.
Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.
-
Plan veprimi për të ulur përdorimin e tepruar të antibiotikëve
-
Kosova prin për përdorim të panevojshëm të antibiotikut “Ceftriaxone”
-
Ismaili nënshkruan planin e imunizimit për vaksinimin e popullatës
-
OBSH-ja paralajmëron për rritje alarmante të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve
-
Parashihen rreth 40 milionë vdekje nga rezistenca ndaj antibiotikëve në 25 vjetët e ardhshëm