Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë nga Suhareka me një kompani serbe

Haziz Tafaj ka arritur një marrëveshje të mirë për biznesin e tij.

Kompania që udhëheq ai, “AgroKosova Holding” nga Suhareka, do të eksportojë prodhimet e saja në Serbi, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Eurotest” nga ArbNovi-Pazari.

ka bërë të ditur se marrëveshja në fjalë parasheh shitjen e rreth 800 mijë litrave verë të ambalazhuar e të paketuar në vlerë prej 1 milion eurove, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që kjo kompani eksporton në Serbi.

“Kushtet janë të njëjta me blerësit e BE-së, nuk kemi ndonjë pengesë specifike. Sivjet dallon prej viteve të tjera se kemi bërë marrëveshje edhe për eksportin e prodhimeve të ambalazhuara”, ka thënë ai.

Ndërkaq Ljubisha Mitroviq nga “Eurotest” ka bërë të ditur se ndërmarrja e tij ka afër 18 vjet që merret me blerjen e verës dhe se bashkëpunon me të gjitha veraritë e mëdha në Kosovë.

“Jam i kënaqur me bashkëpunimin. 3-4 vjetët e fundit bashkëpunojmë edhe me Agrokosovën në Suharekë. Jam blerësi kryesor këtu, pasi blejmë të gjithë sasinë”, ka thënë Mitroviq.

Edhe Qytetarët dyshojnë në atë që konsumojnë. Në AUV thonë se s’ka produkte të dyshimta Ekonomi Qytetarët dyshojnë në atë që konsumojnë. Në AUV thonë se s’ka produkte të dyshimta

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes drejtuesi i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve të Kosovës dhe Serbisë, pas ujdisë në Washington.

“Kompania Agrokosova, e cila ka në pronësi mbi 1200 hektarë tokë me kultura të ndryshme, ka arritur që të eksportojë në vende të ndryshme, por e veçanta e kësaj është se pas marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, sot nënshkruhet marrëveshja e parë mes një kompanie kosovare dhe asaj të Serbisë, për eksport të prodhimeve të ndryshme të kësaj kompanie në Serbi që kap vlerën prej 1 milion eurosh”, ka deklaruar Shahini.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe “Agrokosova Holding” gjatë ditës kanë organizuar edhe aktivitetin për vjeljen e rrushit “Vjelja e rrushit Kosova 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”.