Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se do të vendosen cisterna me ujë të pijes nëpër lagje të qytetit për shkak të ndërprerjes së furnizimit të premten pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Cisternat do të vendosen në Lagjen e Boshnjakëve, lagjet pranë Spitalit dhe pranë Stacionit të Policisë.
“Të nderuar qytetarë, si pasojë e sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Ju njoftojmë se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm: 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve; 13:45 – Lagjet pranë Spitalit; 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë”, thuhet në njoftim.
Komuna ka njoftuar se cisterna do të ketë edhe në lagje të tjera vazhdimisht deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë.
-
Disa zona të Mitrovicës pa ujë sot, shkak niveli i ujit në kanalin e “Ibër-Lepencit”
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Zveçan, dëmtohet gypi
-
Furnizimi me ujë nga “Ibër-Lepenci” kthehet në normalitet, por ende i papijshëm
-
Pasojat e sulmit në Ibër-Lepenc, KRU “Mitrovica” njofton për reduktime të ujit
-
Fushë-Kosova, Obiliqi e Drenasi me reduktime të ujit për shkak të kanalit në Ibër-Lepenc