Janë bërë më shumë se 6 muaj qëkur fillimisht do të duhej të niste zbatimi i marrëveshjes për drejtësi në veri të vendit, e nënshkruar në Bruksel, raporton KTV.
Por, kjo nuk është bërë ende, për çka ministret Edita Tahiri dhe Dhurata Hoxha kanë dhënë sqarime në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.
Arsyetimi për këto vonesa tani është se gjendja në veri është e tensionuar në dy muajt e fundit. Me marrëveshjen për drejtësi është paraparë inkuadrimi i gjyqtarëve e prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Megjithëkëtë, marrëveshja ishte kritikuar, duke u quajtur në kundërshtim me Kushtetutën sepse e gjitha u referohet vetëm dy komuniteteve: shqiptarë dhe serbë.
Por si e tillë ajo kurrë nuk është sfiduar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Me të gjithashtu krijohet një degë e Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, e që e prish sistemin gjyqësor, meqenëse Gjykata e shkallës së dytë trajton rastet në të gjithë Kosovën e jo në qytete ndaras.
-
BE-ja shpreh keqardhje për shtyrje të Marrëveshjes për drejtësi, Beogradi hesht
-
Asnjëra prej katër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nuk po gjen zbatim
-
Dialogu nuk integroi ende sistemin paralel të drejtësisë në veri
-
Sfidat me të cilat përballet Gjykata në Mitrovicë pas dorëheqjes së gjyqtarëve e prokurorëve serbë
-
Bilanci i tetë vjetëve - marrëveshja Kosovë-Serbi e pazbatuar plotësisht