Në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilan sot fillojnë të mbahen provimet pranuese sipas këtij orari:
Fakulteti Juridik, më datë 02.10.2020 e premte, ora 09:00, për vitin akademik 2020/2021 për studimet BAÇELOR:
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, më datë 02.10.2020 e premte, ora 12:00;
Fakulteti i Shkencave Aplikative, më datë 02.10.2020 e premte, ora 12:00;
Fakultetit i Edukimit, programi Fillor, më datë 03.10.2020 e shtune, ora 09:00;
Edhe
“Kadri Zeka” në Gjilan hap konkurs për studentë të rinj
Fakultetit i Edukimit, programi Parafillor, më datë 03.10.2020, e shtunë, ora 12:00
Fakulteti Ekonomik, më datë 03.10.2020, e shtunë, ora 12:00
Kurse aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2020/2021 për studimet MASTER, do të mbahen si vijon:
Programi E-Qeverisja, më datë 03.10.2020, e shtunë, ora 15:00;
Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, më datë 03.10.2020, e shtune, ora 15:00;
Edhe
Riakreditohet Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Aplikantët me vete duhet të kenë patjetër Fletë-konfirmimin të cilin e kanë marrë me rastin e dorëzimit të dokumenteve dhe një dokument identifikimi.
Po ashtu për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, duhet të respektojnë masat anti-Covid 19, andaj luten që me vete të kenë edhe maskat mbrojtëse.