Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar aktet normative, me të cilat uniformat e policisë do të kenë mbishkrimin në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
“Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, ka shkruar Nuhiu në Facebook.
Uniformat me mbishkrime në dy gjuhë për policinë, zjarrfikësit dhe punonjësit shëndetësorë në vendet ku jetojnë të paktën 20 për qind shqiptarë është paraparë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që para dy viteve me 69 vota për u miratua nga ana e Kuvendit e RMV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
“Policia” tash shkruhet edhe shqip në uniformat e Policisë së Maqedonisë V.
-
Maqedonia nis hetimet pasi prifti “bekoi” veturat e Policisë
-
Policia me strukturë të re organizative, Sveçla: Synojmë që të rrisim efektivitetin
-
Nënshkruhet marrëveshja për pagesën e policës kufitare
-
Kosova sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOLIN