Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Policia” tash shkruhet edhe shqip në uniformat e Policisë së Maqedonisë V.

“Policia”, shqip tani do të shkruhet edhe në uniformat e policisë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se Qeveria miratoi ndryshimin e dekretit për uniformat dhe simbolet e policisë.

Dekreti parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në uniforma.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka shkruar Grubi në Facebook.

 

Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë...

Posted by Artan Grubi on Tuesday, March 15, 2022