Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës dërgon zyrtar ndërlidhës në Europol
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me Europolin
-
EUROPOL-i ia mundëson Kosovës caktimin e Zyrtarit Ndërlidhës në këtë organizatë
-
Nënshkruhet marrëveshja për pagesën e policës kufitare
-
Kosova arrin marrëveshje pune me EMCDDA-në për luftimin e narkotikëve