Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova nënshkruan marrëveshje me Europolin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e radhës me Europolin. Ai shkroi në Facebook se kjo marrëveshje definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve, gjersa sipas tij, marrëveshja do të garantojë shtetndërtim të sigurt.

“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve. Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurt e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, shkroi Sveçla.

Muaj më parë, Kosova kishte nënshkruar marrëveshje me Agjencisë Evropiane të Policisë (Europol), për caktimin e Zyrtarit Ndërlidhës.