Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Për këtë ka njoftuar vetë ministri Sveçla në një postim në Facebook.
“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrehim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla: 36 zyrtarë policorë nga sot i shtohen Njësisë Speciale Operative
-
Sveçla: Policia e gatshme të ofrojë rend dhe siguri në gjithë Kosovën
-
Sveçla: Largimi gradual i KFOR-it nga Ura e Ibrit lajm i mirë, Kosova po forcohet
-
Policia e Kosovës feston 26-vjetorin e themelimit
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë