Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se në takimin sotëm mes pozitës dhe opozitës, ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta.
Ai theksoi se demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë.
“Ky është një format i dialogut të partive politike, i cili është prej vitit të kaluar edhe vazhdon në këtë mënyrë. Trajtohen natyrisht temat nëpër të cilat po kalon Kosova, proceset e ndryshme siç janë për shembull dialogu me Serbinë, demarkacioni, e çështje të tilla dhe mund të them që ne i shprehim qëndrimet tona aty. Subjektet politike i shprehin qëndrimet e tyre, të cilat i mbajnë si subjekte politike. Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje për shembull, që e përfaqësova unë sonte është që sa i përket Asociacionit të Komunave serbe, ai duhet të anulohet krejtësisht. Demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e Qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë, duhet të ndërpritet. Dhe zgjedhjet e reja do t’i hapnin rrugë zgjidhjes së krizës politike, nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha Konjufca, përcjell Kosovapress.
-
Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president të Kosovës
-
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president
-
S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
Konjufca kërkon votën e opozitës për kryeministër, por s’do koalicion me të
-
Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës