Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri sot mot me alternime kthjellimesh e vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në orët e mëngjesit të ditës do të ketë prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave. Reshje shiu të karakterit lokal do jenë prezente në zonën jugperëndimore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.