Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime e gradualisht në veriperëndim e bregdet do të shfaqen vranësirat shtresore. Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona do ketë shi të dobët.

Gjithashtu sot në Shqipëri parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike. Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona shi i dobët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.