Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 40ºC.

Era do të fryjë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.